Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Galeria e Arteve në Shkodër do të prezantojë në një ekspozitë rezultatet e pesë misioneve arkeologjike në kuadrin rajonal të territorit të Shkodrës. Bëhet fjalë për rezultatet e këtyre dhjetë viteve të fundit, të misioneve franceze në Koman e Lezhë, misioneve polake në Shkodër e Risan (të Malit të Zi) dhe misionit gjerman po në Lezhë. Qëllimi është që nëpërmjet rezultateve të vihet në pah pasuria e madhe e Shqipërisë së veriut, konkretisht rajonit të Shkodrës. Institucionet e huaja bashkëpunuese janë Shkolla franceze e Romës, Laboratori i exelencës Labex RESMED « Réligions et sociétés dans le monde Méditerranéen » ; Universiteti i Varshavës dhe Deutsches Archäologisches Institut i Berlinit, mbështetëse te këtyre projekteve, si dhe Ambasada franceze në Tiranë. Të pranishëm, studiues evropianë dhe vendas: Stéphane Gioanni (Drejtor i seksionit mesjetar në Shkollën franceze të Romës); Stéphane Verger (Drejtor studimesh në Ecole Pratique des Hautes Etudes; Etleva Nallbani (Kërkuese shkencore CNRS/ UMR 8167 Orient et Mediterraee- College de France; bashkëdrejtuese e misionit shqiptaro-frances të Lezhës dhe Komanit); Saimir Shpuza (Kërkues shkencor, Instituti Arkeologjik i Tiranes; bashkedrejtues i misionit arkeologjik shqiptaro-polak te Shkodres); Piotr Dyczek ( Profesor Universiteti i Varshavës; Drejtues i Institutit të Studimeve për Evropën Juglindore në Antikitet; bashkëdrejtues i misionit arkeologjik shqiptaro-polak të Shkodrës dhe Risanit); Gëzim Hoxha (Kërkues shkencor, Instituti arkeologjik i Tiranes; bashkëdrejtues i misionit arkeologjik shqiptaro-gjerman të Lezhës)

Genevieve Buhrer-Thierry (Profesore Universiteti Paris 1, Pantheon-Sorbonne ; presidente e Shoqërisë së Historianëve Medievistë e Universiteteve shtetërore/SHMESP; Olivier Delouis (Kërkues shkencor, CNRS/ UMR 8167 Orient et Méditerranée- Collège de France ; përgjegjës shkencor i Laboratorit te exelencës Labex-RESMED);  Luan Përzhita (Kërkues shkencor; Drejtori i Institutit arkeologjik të Tiranës).

Pjesë e ekspozitës janë edhe institucione shqiptare që kanë kontribuar në arritjen e këtyre rezultateve dhe që bashkëpunojnë për ketë ekspozitë, DRKK e Shkodrës,  Ministria e Kulturës, si dhe Instituti Arkeologjik me Qendrën e Studimeve Albanologjike.

8 -15 prill 2016, Galeria e Arteve, Shkodër{:}