Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Mbështetja e nxënësve përmes këshillimit psikologjik dhe përkujdesit social është një shtyllë e rëndësishme e politikave tona për të siguruar mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm për çdo fëmijë në shkollë.
Për vitin e ri shkollor, janë në dispozicion 850 psikologë dhe punonjës socialë, me një rritje prej 50 punonjësish në këtë shërbim, për të përmbushur më mirë nevojat e nxënësve.
Synimi është që të krijojmë një hapësirë ku çdo nxënës të mund të rritet dhe të zhvillohet i mbështetur emocionalisht dhe psikologjikisht.