Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Teatrin Eksperimental Kombëtar “Kujtim Spahivogli”, Rajoni i Emilia-Romagna prezanton Primo, një recital letrar i i marrë nga Se questo è un uomo (A është vallë, njeri …?)

Ndonjëherë mbijetojmë për të treguar. Primo Levi mbijetoi për të treguar. Primo dëshiron t’i japë zë dëshmisë së tij, për të mos harruar. Intensiteti dhe butësia e fjalëve të Levit, si dhe vlera e madhe letrare e tregimit të tij, kanë favorizuar përshtatjen dhe zgjedhjet regjizoriale. Dëshmia e tij prezantohet me habi racionale dhe thjeshtësi për të drejtuar spektatorin në një përfundim. Për këtë arsye, shumë vëmendje i kushtohet, përveç mizorive, edhe momenteve dhe episodeve të jetës së përditshme, relaksuese dhe ëndrrimtare. (nga shënimet e regjizorit)

Primo Levi, shkrimtar, dëshmitar, partizan, kimist dhe poet italian, ka lindur në Torino në vitin 1919. Ndërsa punonte si kimist në Milano vendosi t’i bashkohet një grupi të rezistencës hebreje që u formua pas ndërhyrjes gjermane në veri të Italisë. Në vitin 1943 u kap nga Milicia fashiste dhe u fut në kampin nazist të shfarosjes Monowitz, pranë Aushvicit, së bashku me 650 hebrenj të tjerë, ku ai mbijetoi deri më datën e çlirimit më 27 janar 1945. Në vitin 1947 shkroi Nëse ky është një njeri, ku përshkroi përvojën e tmerrshme dhe mizoritë ku asistoi. Në vitin 1963 botoi romanin Armëpushimi, ku tregon udhëtimin e gjatë të të mbijetuarve të kampeve të vdekjes drejt Polonisë dhe Rusisë. Në librin Se jo tani, kur? i vitit 1982 Levi u rikthehet temave të luftës dhe hebrahizmit. Në vitin 1986 i rikthehet për herë të fundit temës së Holokaustit me librin me titull simbolik “Të fundosurit” dhe “Të shpëtuarit”.

Primo Levi vdiq në Torino në vitin 1987.

Primo, një recital letrar i i marrë nga Se questo è un uomo (A është vallë, njeri …?) i Primo Levi-t me Jacob Olesen dhe regji të Giovanni Calò, prodhuar nga Enrico Carretta. Me një hyrje nga prof. Viola Adhami, me titra ne shqip. Përgatitur  nga Aida Baro

9 shkurt 2016, ora 19:00, TKEKS, Tiranë{:}