Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në qytetin e Shkodrës do të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit per  restaurimin, muzealizimin dhe vendosjen e një qasjeje të re administrimi të Fototekës Kombëtare “Marubi” mes : Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Ministria e Kulturës, Bashkia e Shkodrës.
Memorandumi do të nënshkruhet nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, Kryetari i Bordit të  AADF-së z. Michael Granoff , Benet Beci, Drejtor i Fondit Shqiptar të zhvillimit dhe Lorenc Luka, Kryetar i Bashkisë së Shkodrës.
Fototeka Kombëtare Marubi është një arkivë kombëtare me fotografi dhe stenda, që konsiderohet si një nga institucionet turistike me vlerat më të larta kombëtare, kulturore dhe historike në Shqipëri. Fototeka Marubi u themelua në 1970 dhe përmban foto që datojnë që prej 1858, duke përfshirë edhe fotografinë e parë të realizuar në Shqipëri. Numri i plotë i negativëve të qelqit dhe filmave të ruajtur në këtë muze është rreth 500.000
Memorandumi i bashkëpunimit garanton në restaurimin dhe muzealizimin e Fototekës ‘Marubi’ përmes një programi zhvillimi i cili përfshin rinovimet fizike, zgjerimin e shërbimeve për vizitorët, ndërtimin e kapacitetit teknik, si dhe krijimin e një qasje të një administrimi të ri i cili të jetë i vetë-financueshëm.

14 prill 2015, ora 12:00 PM, Pedonalja, Shkodër{:}