Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=6716]

Në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri dhe për të risjellë në vëmendje të publikut shqiptar figurën e Abat Preng Doçit, Ministria e Kulturës organizon në qytetin e Rubikut tryezën e rrumbullakët:

“Abat Preng Doçi – Rilindas i madh, misionar i dijes dhe kulturës kombëtare”

Abat Preng Doçi është një ndër personalitetet me te rëndësishme te Rilindjes dhe i fillimit të shek. XX në historinë e Shqipërisë, i cili ka luajtur një rol madhor në disa nga momentet më vendimtare të zhvillimeve politike e kulturore, e posaçërisht të gjuhës e letërsisë shqipe, bashkëpunëtor i De Radës dhe Kamardës, ai njihet si mendimtar, poet, publicist, veprimtar politik e kulturor, themelues i shoqërisë kulturore “Bashkimi” dhe Komisisë Letrare nga e cila trashëgojmë alfabetin latin të shqipes.

Pavarësisht faktit se autoriteti dhe ndikimi i tij tek personalitetet bashkëkohese ishte shumë i madh, kontributi i shquar i Abatit të Mirditës, si dhe i shumë figurave të tjera prelatësh katolikë, është pak i  studiuar dhe i publikuar nga historiografia shqiptare.

Programi i aktivitetit:

Data: 19 shtator, ora 10.30

Vendi: Qendra Kulturore “Abat Doçi” Rubik

Axhenda:

Përshëndetje:

  1. Përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës,
  2. Z. Cristoforo Palmieri, Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit,
  3. Z. Gjok Vuka, Kryetar i Bashkisë Rubik.

Referime:

  1. “Mbi figurën e Abat Preng Doçit”, Gjet Ndoj, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave
  2. “Kontributet e Abat Preng Doçit në kulturën dhe gjuhën shqipe”, Prof. Shaban Sinani
  3. “Dukuritë etnologjike në shkrimet e Abat Doçit”, Prof. Mark Tirta
  4. “Abat Doçi dhe alfabeti i shqipes”, Prof. Tomor Osmani
  5.  “Abat Doçi dhe kuvendet e Mirditës”, Gjon Marku
  6. “Abacia e Oroshit abaci nullius, meritë e Abat Prend Doçit”, Prof. Aleksandër Meksi
  7. Konkluzionet e Tryezës: Shpend Bengu, Drejtor i Trashëgimisë Jomateriale dhe Rijetëzimit të Gjuhës Shqipe, Ministria e Kulturës

Vizitë e ekspozitës me kostume tradicionale të zonës, nga fondi i Arkivit të IAKSA-s në hollin e Qendrës Kulturore Rubik.

Tryeza e rrumbullakët do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh të tjera si:

  1. Vënia e pllakatës “Shtëpi Monument Kulture” në kullën dykatëshe të Abat Doçit, me pjesëmarjen e Kryetarit te Bashkisë Rubik, Ministres së Kulturës, etj.
  2. Vendosja e pllakatës “Monument Kulture” tek Guva me piktograme në Rubik, me pjesëmarjen e Kryetarit të Bashkisë Rubik, Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër etj.
  3. Dhënia e Çmimit të lartë nga Presidenca për Abat Doçin
  4. Promovimi i librit monografik “Abat Preng Doçi”, të autorit Luigj Martini
  5. Koncert nga ansambli “Mirdita”

Në aktivitet do të jenë të pranishëm nxënës të shkollave, të cilët, në kuadrin e projektit “Miqtë e Monumenteve”- nismë e Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, do të angazhohen për përkujdesjen ndaj monumenteve të saposhpallura, përfshirë dhe Kishën e Rubikut.{:}