Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri dhe për të risjellë në vëmendje të publikut shqiptar figurën e Abat Preng Doçit, Ministria e Kulturës organizon në qytetin e Rubikut tryezën e rrumbullakët: “Abat Preng Doçi – Rilindas i madh, misionar i dijes dhe kulturës kombëtare”. Pavarësisht faktit se autoriteti dhe ndikimi i tij tek personalitetet bashkëkohese ishte shumë i madh, kontributi i shquar i Abatit të Mirditës, si dhe i shumë figurave të tjera prelatësh katolikë, është pak i studiuar dhe i publikuar nga historiografia shqiptare.{:}