Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Nga data 10 – 16 Maj 2014 për herë të parë në Shqipëri, Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike Organizon “Javën e Inovacionit”. Bëhet fjalë për aktivitete që kanë si qëllim prezantimin e iniciativave inovatore të qeverisë dhe jo vetëm. Prezantime ndërinstitucionale mbi zhvillimet, programet, iniciativat dhe të rejat e fundit në fushën e inovacionit dhe teknologjisë në Shqipëri.
Ministria e Kulturës i bashkohet javës së inovacionit me aktivitete që kanë si qëllim fuqizimin financiar të projekteve inovatore në art/kulturë, dokumentimin dixhital të trashëgimisë kulturore dhe përmirësimin e prezencës online nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme.

AXHENDA E AKTIVITETEVE

12.05.2014: THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME NË FUSHËN E ARTIT DHE KULTURËS ME FOKUS NE PROJEKTE INOVATIVE.
Për detajet dhe formën e aplikimit vizitoni këtë link.

 

14.05.2014, ORA 11.00: LIBRI DHE EBOOKS NË EPOKËN DIXHITALE.
Prezantim dhe bisedë e hapur rreth të ardhmes dixhitale të publikimit të librit.
Të ftuar: publicistë, shtëpi botuese, librari, anëtarë të rrjetit të Kafe Librarive të Tiranës, teknofilë dhe promovues të dijes së hapur. Aktiviteti do të zhvillohet në ambientet e Min. Kulturës.
Axhenda:
11.00 – 11.10 (regjistrim i të pranishmëve),
11.10 – 11.20 hapje e aktivitetit nga Gentian Çoçoli (Drejtoria e Krijimtarisë së Fjalës dhe e Përkthimit),
11.20 – 11.40 Redon Skikuli (Këshilltar i Ministres për Inovacion dhe Teknologji) prezantim me temë ‘Çfarë do bënte Gutenberg-u me një Kindle?’,
11.40 – 12.00 Elio Qoshi (Mozilla Rep) prezantim me temë ‘Ebooks, hardware dhe formatet e tyre’. Prezantimin nga Elio Qoshi mund ta shikoni këtu slideshare.net/elioqoshi/ebooks-hardware-dhe-formatet-e-tyre

 

15.05.2014, ORA 16.00: “MIQTË E MONUMENTIT” DOKUMENTOJNË MONUMENTET E KULTURËS NË WIKIPEDIA (PREZANTIM/TRAJNIM).
Ministria e Kulturës në kuadër të nismës “Miqtë e Monumentit organizon një prezantim dhe demonstrim/trajnim me qëllim përmirësimin e dokumentimit dixhital të monumeve të kulturës në platforma si Wikipedia dhe Open Street Map.
Të ftuar në ambientet e Min. Kulturës: teknofilë, të rinj, reprezantues të institucioneve të trashëgimisë kulturore etj. Axhenda:
16.00 – 16.10 regjistrim i të pranishmëve
16.10 – 16.20 hapje e aktivitetit dhe prezantim i nismës ‘Miqtë e Monumentit” nga Zhuljeta Harasani (Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik për Trashëgimninë dhe Diversitetin Kulturor)
16.20 – 16.35 prezantim me temë “Centralizim i Decentralizuar: dokumentimi dixhital i trashëgimisë kulturore në Shqipëri” Redon Skikuli (Këshilltar i Ministres për Inovacion dhe Teknologji)
16.35 – 16.50 prezantim me temë “Wikipedia në Shqip, rëndësia a aksesit në dije nga të gjithë dhe vizioni i Wikiakademisë Shqiptare” nga Greta Doci vullnetare dhe hacktiviste e Wikipedia
16.50 – 17.15 workshop me temë “Krijimi dhe përmirësimi i artikujve në Wikipedia në shqip”

 

16.05.2014, ORA 12.00: PËRMIRËSIM I PREZENCËS ONLINE I INSTITUCIONEVE ART/KULTURËS (PREZANTIM/TRAJNIM).Në ambientet e Ministrisë së Kulturës.

Axhendën e plotë e aktiviteteve të institucioneve të tjera mund ta gjeni në www.inovacioni.gov.al

Adresa e Min. Kulturës në hartë interaktive OSM


KLIKONI KËTU PËR TË PARË HARTËN NË PËRMASA MË TË MËDHA{:}