Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Aktiviteti dimëror Kinematografik “Janari në festën e filmit shqiptar” çeli kështu vitin e ri kalendarik 2025.
Me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, ky aktivitet promovon vlerat më të mira të kinematografisë shqiptare, jo vetëm në Shqipëri por dhe për shqiptarët e Pragës në Çeki dhe në Dibrën e Madhe – Maqedonia e Veriut.
Aktiviteti i cili mundësohet nga shtëpia Kinematografike Production Cinemania, po ndiqet me mjaft interes nga dashamirësit e kinemasë.