Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Një ditë ndryshe për fëmijët e Qendrës Sociale në Shkozë. Nëse shumë prej tyre nuk kanë mundësi të shkojnë në Teatrin e Kukullave, është teatri që shkon tek ata. Mbi 60 fëmijë patën mundësi ditën e premte të shihnin nga afër shfaqjen “Tre derrkucët”. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti  së bashku me deputeten Elona Gjebrea, nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti dhe drejtoren e Qendrës Eva Rahmani, ishin të pranishme gjatë këtij aktiviteti me fëmijët e Shkozës, që i përkasin kryesisht komunitetit rom, të cilët banojnë në banesat sociale, të ngritura në atë zonë. Po ashtu, në kuadër të fushatës së leximit, Ministria e Kulturës u shpërndau libra të gjithë fëmijëve të pranishëm. Autoritetet e pranishme, premtuan se aktivitete të tilla do të zhvillohen më shpesh në zona të tilla, jo vetëm për t’i argëtuar fëmijët, por më së shumti për t’i afruar ata te kultura dhe leximi.{:}