Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Platforma elektronike ALB-ZONE, risia më e fundit e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), tashmë është në funksion të plotë! Autoritetet kontraktore kanë nisur të bëjnë porositë e tyre të para në këtë platformë inovative, duke përfituar nga një proces i shpejtë, i lehtë dhe i efektshëm.

Falë trajnimeve të dedikuara dhe manualit të përdorimit të vënë në dispozicion, institucionet publike tashmë navigojnë me lehtësi në ALB-ZONE, duke realizuar çdo porosi pa vonesa dhe pa procedura të ndërlikuara.

Kërkesat për mallra të standardizuara dhe me çmime të unifikuara po vijnë më shpejt se kurrë, duke përmirësuar ndjeshëm ecurinë e punës.

Nuk ka me humbje kohe për institucionet publike!

  • Efikasitet dhe Shpejtësi: Eliminim i vonesave – porositë kryhen në kohë reale.
  • Thjeshtësi dhe Komoditet: Manuali i përdorimit lehtëson çdo hap të procesit.
  • Transparencë dhe Kursim: Çmime të unifikuara, dhe proçes i monitorueshëm online.

ALB-ZONE nuk është thjesht një platformë – është një revolucion në mënyrën si porositen mallrat e nevojshem në sektorin publik! Ky është vetëm fillimi i një epoke të re për institucionet publike që kërkojnë të prokurojnë nëpërmjet OBP-së!