Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Albania Dance Meeting festival është eventi i vetëm i këtij lloji në vendin tonë. Ai ka si qëllim kryesor njohjen, prezantimin dhe zhvillimin e dancit kontemporan në Shqipëri. Nga 30 shtatori deri më 3 dhjetor 2015 do të organizohet edicioni i dhjetë i tij, në të cilin marin pjesë 9 kompani të dancit kontemporan. Zvicra, Italia, Austria, Portugalia, Kosova e Shqipëria do të prezantohen në këtë edicion. Programi i këtij viti përfshin 13 performanca, 3 premiera, bashkë-produksione, të Festivalit si dhe 3 workshope për teknikat dhe konceptet e dancit kontemporan më koreografë, balerinë të rinj dhe studentë. Festivali do ti prezantojë shfaqjet e tij në Tiranë, Durrës, Elbasan e Prishtinë.

Albania Dance Meeting mbështetet nga Ministria e Kulturës.

30 shtator-3 dhjetor 2015, Tiranë, Durrës, Elbasan, Prishtinë{:}