Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=6608]

Nis në Durrës festivali “Albania Dance Meeting – Festival“, me pjesëmarrjen e nëntë trupave të dancit kontemporan. Festivali, i cili prej nëntë vitesh mbledh artistët shqiptarë dhe ata të huaj do të ketë një shtrirje kohore deri në datën 2 dhjetor të këtij viti. Festivali ashtu si dhe vitet e tjera do të jetë në disa skena, si në Durrës, Tiranë, Elbasan, por një shfaqje do të jetë dhe në Prishtinë.

Festivali pretendon të prezantojë 15 shfaqje, si dhe dy premiera. Këtë vit në Festivalin Ndërkombëtar të Dansit Modern e Kontemporan marrin pjesë trupa nga Zvicra, Kanadaja, Hungaria, Italia, Greqia, Shqipëria dhe Kosova. Festivali do të ketë tri shfaqje në tetor, tetë në nëntor dhe katër në muajin dhjetor. Festivali mbështetet financiarisht pas tri vitesh nga Ministria e Kulturës, njëherësh edhe nga Bashkia e Durrësit.

Festivali synon synojmë të  bëjë pjesë të  programit kërkimin e ri artistik në fushën e dancit kontemporan.  Festivali “Albania Dance Meeting – Festival” është një projekt unik në vendin tonë, pasi përfshin një fushë të rëndësishme të artit skenik, për të cilën nuk ka ende një veprimtari të ngjashme. Festivali nisi në teatrin “Aleksandër Mosiu” në Durrës, me trupën nga Zvicra, në performancën e titulluar “Re-play” (Ripërsëritje).

Festivali ka krijuar një traditë të përvitshme dhe në netët e tij synon të bëhet arenë e shprehjes së aspiratave krijuese të artistëve nga vende të ndryshme. Ky festival ka nisur në vitin 2006 dhe deri tani në skena janë prezantuar artistikisht trupa dhe kompani nga Kosova, Maqedonia, Suedia, SHBA, Franca, Holanda, Turqia, Italia, Kroacia, Shqipëria, Izraeli, Hungaria, Sllovenia, Zvicra, Austria, etj

Nga data 2 tetor-2 dhjetor,Durrës, Tiranë, Elbasan, Prishtinë{:}