Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Përgjatë një jave u zhvillua në Tiranë, Durrës e Korçë, edicioni i tretë i “Albania Guitar Festival”, mbështetur nga Ministria e Kulturës, me pjesëmarrës kitaristë shqiptarë e të huaj. Festivali nisi ditën e hënë, 3 qershor në Sallën e re të Koncerteve “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” me koncertin e instrumentistit sicilian Fabio Barbagallo. Më tej festivali u zhvendos në Korçë, ku kitara ëhstë instrument i preferuar. Ishte kitaristi italian Luiggi Attademo, i cili do të sillte në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, një repertor dedikuar kompozitorëve më të mirë spanjollë. Nga Korça e serenatave festivali i kitarës udhëtoi drejt Durrësit, ku zgjodhën një skenë tërësisht të veçantë: Muzeun Arkeologjik. Nën titullin “Homazh për Paganinin”, mes thesareve arkeologjike, të nxjerra nga nëntoka shqiptare, duoja Attademo&Gramaglia luajtën një repertor të përzgjedhur me vepra për kitarë dhe violë. Me një “Spanish Portrait”, Albania Guitar Festival u kthye mbrëmë në Tiranë, në Sallën e Koncerteve, “Tonin Harapi”, me interpretimine Luiggi Attademo. Finalja e festivalit iu rezervua një kitaristi shqiptar. Në mbrëmjen e 8 qershorit, në Amfiteatrin e  Liqenit, nata e fundit e Albania Guitar Festival, u mbyll me koncertin e artistit virtuoz Petrit Çeku.{:}