Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Kulturës së Shqipërisë në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar të Programit “Evropa Krijuese”, në koordinim me Programin e Asistencës Teknike të Bashkimit Evropian në Tiranë, do të organizojnë në datën 26 Shkurt 2021, një trajnim online të titulluar: “Albanian Beneficiaries in Creative Europe, sharing best practices and lessons learned”.

Ky sesion do të mbledhë përfituesit e suksesshëm shqiptarë të ciklit 2014-2020 të granteve të Evropës Krijuese, për nën- programin e Medias dhe Kulturës, që do të prezantojnë praktikat më të mira të këtyre viteve, të cilat do të shërbejnë si

model në zbatimin e këtij programi për periudhën e ardhshme 2021 -2027.

Udhëzimet teknike, për pjesëmarrjen në trajnim, janë si vijon:

§ Ju lutem të filloni regjistrimin që në orën 09.30 për të shmangur vonesa dhe problematika të ndryshme të linjave te internetit, si dhe për të marrë Udhëzimet për ata që do të përdorin kanalin e përkthimit. Ju bëjmë me dije që sistemi funksionon me waiting room, sapo te logoheni administratori do t’ju pranojë pa humbur kohë.

§ Vendosni Emër, Mbiemër dhe Institucionin nga vini (Rename tek Emri në kutinë sipër majtas, por do na thoni nëse keni probleme ta rregullojmë bashkë në kohë).

§ Vendosni opsionin mute për zërin dhe mbani kamerën te hapur.

§ Nëse keni hyre më parë dhe del ne ekran: Waiting for ….… do te prisni derisa t’ju lidhe Administratori.

§ Kur të fillojmë duhet te gjithë të keni të hequr opsionin e zërit sepse krijohet shumë zhurmë.

§ Nëse keni pyetje gjate diskutimeve, mund te përdorni CHAT-in.

Për të marrë pjesë në trajnim, lutemi klikoni në link-un si vijon:

Join Zoom Meeting

https://zoom.us/j/98396434180

Meeting ID: 983 9643 4180{:}