Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

brass festival1.pdf

Edicioni i II-të i International Albanian Brass Festival do të mbahet në Universitetin e Arteve, Amfiteatrin e Liqenit Artificial nga datat 18- 22 maj.

Në të do të marrin pjesë artistë nga SHBA, Kroaci, Meksikë, Itali, Spanjë, Kosovë dhe Shqipëri.

Gjatë këtij festivali do të mbahen gjithashtu edhe disa master klase pranë Universitetit të Arteve në Tiranë çdo ditë nga ora 10.00 – 12. 30 dhe 16:00-18:00. Ato do të udhëhiqen nga:Dr. Gregory Jones –USA; Dr. Brent Shires – USA; Tomislav Spoliar – Kroaci; Hector Tomas – Meksike; Sergio Guarne – Spanjë.

Ashtu si në Edicionin e I-rë edhe këtë vit, do të shfaqet ekspozita RETRO – BRAS – Historia e Orkestrave Frymore Shqiptare ndër vite, e cila do të jete e hapur gjatë të gjitha ditëve të Festivalit ne  hollin kryesor të Universitetit të Arteve. Kjo ekspozitë shfaq fotografi të Orkestrave  te para Frymore të ngritura në Shqipëri qe datojne qysh pre vitit 1878.

Nata e parë do të  hapet me performancën e “Albanain National Brass” në sallën Black-Box në orën 19:00. Një Ansambel i përbërë nga artistë shqiptare të trevave të ndryshme: Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë. Programi i tyre do të përmbajë muzikë nga filmat shqiptarë e të huaj si “Mësonjëtorja”, “Liri a Vdekje”, “Padrino” etj. Këtë koncert “Albanian National Brass” do ta zhvillojë edhe në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” me datë 22 maj ora 16:00. Me mbështetjen e Ambasadës së Izraelit, fëmijëve do iu akordohet mësimi i gjuhës angleze për një afat të caktuar.

Në natën e dytë do të performojnë Dr.Brent Shires- USA, Iris Hasani, Gianmario Strappati Itali dhe Jonida Lazellari.

Në natën e tretë luan  Sergio Guarne- Spanjë – Spanjë, Hector Tomas – Meksikë dhe Aldi Arreza- Korçë.

Nata finale do të kulmojë me ansamblin e madh të  Brass-Band të Universitetit të Arteve me dirigjent Dr. Gregory Jones, solist Betim Krasniqi- Kosovë, Xhino Daja – Shqipëri. Xhino Daja më pas do të vazhdojë me muzikë moderne elektronike dhe moderne nga Dr –Erik. Kjo natë do të kulmojë me dhënjen e çmimit “Sudent of the Year” për studentin më të mirë të festivalit.

Artistët e ftuar do të interpretojnë kompozitorë të shquar klasikë, por edhe pjesë tradicionale të vendeve që përfaqësojnë.

Nëpërmjet këtij festivali kemi qëllim të krijojmë urat e bashkëpunimit mes artistëve shqiptarë dhe të huaj. Takime të tilla dhe sidomos mbajtja e workshopeve është një ndihmesë e madhe për artistët e rinj të cilët kanë mundësinë të marrin mësime nga artistë të shquar dhe me eksperiencë disa vjeçare.

Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës.

Ky festival organizohet nga Shoqata “Artistët Interpretë”

18- 22 maj, Tiranë{:}