Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Takimi i Ministrit Blendi Gonxhja me Ambasadorin Turk në Shqipëri, z. Tayyar Kağan Atay , në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Në fokus të takimit ishin forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, ndër të cilët në fushën e kulturës, ku me prioritet u diskutua për bashkëpunimin për restaurimin e Xhamisë së Muradies në Vlorë, e dëmtuar nga përmbytjetet.
Përmes projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve të suksesshme, synojmë të krijojmë mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm dhe thellim të marrëdhënieve strategjike.