Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në Muzeun Historik Kombëtar mbahet simpoziumi përkujtimor me temë “Andon Zako Çajupi (1866-1930), Tomorri i poezisë shqipe”, me rastin e 85-vjetorit të ndarjes nga jeta së autorit të madh. Ky aktivitet erdhi si një bashkëpunim mes Muzeut Historik Kombëtar dhe Institutit të Librit dhe Promocionit dhe Shtëpisë Botuese “Toena”. Çajupi është cilësuar nga kritikët e letërsisë si “Tomorri i poezisë shqipe”. Tomorri është për poetin “Kish e Shqipërisë, fron i Perëndisë”. Tomorri është vendi ku poeti bie gjunjë dhe lutet për fatin e Shqipërisë. Zëri i “Baba Tomorrit” është zëri i Çajupit, i cili kërkon t’i bashkojë shqiptarët dhe t’i sjelli në udhën e mbarë.” Referojnë akademiku Jorgo Bulo, me kumtesën: “Çajupi midis të shkuarës dhe së ardhmes”, akademikja Floresha Dado, me kumtesën: “Çajupi fabulist”,  Dorian Koçi, i cili foli mbi “Motivet homerike në veprën e A. Z. Çajupit dhe Kavafit (poezia Kurbeti dhe Itaka). Simpoziume të tilla shkencore dhe përkujtimore do të mbahen edhe në muajt në vazhdim në Muzeun Historik Kombëtar, ku pritet të përkujtohet 115-vjetori i ndarjes nga jeta të  poetit të madh shqiptar, Naim Frashëri.

13 korrik, ora 11:00, MHK{:}