Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Koreografi Shqiptar me famë botërore Angjelin Preljocaj në një konferencë frymëzuese për shtyp që shënon fillimin e një serie aktivitetesh artistike në Shqipëri, International Dance Festival, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Qeverisë Shqiptare, si dhe Bashkia Tiranë!

Ky Festival i Baletit Bashkëkohor do të shndërrojë Tiranën, për tre javë në një kryeqendër të baletit bashkëkohor të niveleve ndërkombëtare dhe do të përqendrohet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Teatrit Kombëtar, Sheshit “Skënderbej” dhe në oborrin e Vilës 31.

Maestro Preljocaj ndau vizionin e tij mbi artin bashkëkohor, duke sjellë një frymë të re për skenën tonë kulturore. Ky takim u mirëprit nga artistë dhe dashamirës të artit, që e cilësuan si një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të lidhjeve kulturore ndërkombëtare.