Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Angjelin Preljocaj  dhe TKOB nisin bashkëpunimin, si pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Francës, e cila nisi në muajin shkurt, me vizitën e suksesshme të Ministres Kumbaro dhe takimin me homologen e saj, Aurelie Filippetti.

Koreografi me famë botërore mbërrin në Tiranë ditën e enjte, datë 8 maj 2014, i shoqëruar në ardhjen e tij në Tiranë nga gazetarë dhe grupet e xhirimit “Le Monde”, “TV5”, “Radio France Internationale” (RFI).

Konferenca për shtyp do të mbahet ditën e enjte, ora 13.30 në TKOB. Angjelin Preljocaj do të komunikojë me mediat në këtë konferencë, me pjesëmarrjen e Znj. Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës së Shqipërisë, Z. Clive Rumbold, i Ngarkuari me Punë a.i. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Znj. Christine Moro, Ambasadore e Francës në Shqipëri, Z. Ilir Kerni, drejtor i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit .

Preljocaj kthehet në vendin e origjinës, 20 vjet pas performancës së pjesës emblematike “Dasma” në vitin 1994.

Në projektin e parë të këtij bashkëpunimi, Angjelin Preljocaj në bashkëpunim me trupën e baletit shqiptar propozon dy pjesë me koreografi dhe regji të tij, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit “La Stravaganza” dhe “Royaume Uni”.

Premiera e datës 9 maj realizohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ministria e Kulturës, TKOB, në kuadër të Ditës së Evropës. Premiera në datat 10 dhe 11 maj organizohet nga bashkëpunimi i Ministrisë së Kulturës me mbështetësit e rëndësishëm  të projektit Preljocaj: Ambasada e Francës në Tiranë, TKOB, Hotel Rogner, Credit Agricole, Hotel Sheraton, Aleanca Franceze.

Premiera TKOB: data 9 maj 2014, ora 18.30 dhe në datat 10, 11 maj 2014, ora 19.00{:}