Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

#‎ArgjiroFest_ON në Gjirokastër. Mos e humbni Festivalin Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2015, në qytetin e ëndrrave! Muzikë, Kërcime, Kostume, Panaire, Traditë, Street Arts, Projeksione, Open Stage për artistët, Ekspozita, Atelie Kërcimi! Jetë plot ngjyra në qytetin e gurtë, në sokakët që gjallojnë Art dhe Kulturë nga data 10-16 maj 2015! #ArgjiroFest_ON

Organizuar nga Ministria e Kulturës dhe QKVF, kjo festë e trashëgimisë sonë jomateriale mbështetet edhe nga shumë ministri të tjera si Turizmi, Bujqësia, Arsimi, Mbrojtja, Rinia e Çështjet Sociale, madje edhe Ministria e Brendshme.

Partneri kryesore mediatik do të jetë Televizioni Publik shqiptar, i cili do të sigurojë gjithashtu transmetimin e drejtëpërdrejtë të të gjithë Festivalit në Pavijonin Shqiptar në Expo-Milano 2015 duke e bere pjese të EXPO-s

Gazetarë te huaj e gazetarë shqiptarë kanë shfaqur tashmë interesimin dhe kane fillluar të akreditohen. Ndërkohë kemi faqen e dedikuar në internet, faqen e personalizuar të Festivalit, spotin zyrtar, programin dhe  logon e stilizuar mbi tablonë e mirënjohur të Abdurrahim Buzës “Shqipëria vallëzon”.

Ju ftojmë të gjithë të merrni pjesë nën sloganin ArgjiroFest_ON

 

 

#‎ArgjiroFest_ON‬: programi i plotë

#‎ArgjiroFest_ON‬ Youtube

#‎ArgjiroFest_ON‬: Facebook

#‎ArgjiroFest_ON‬: Twiter{:}