Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

LAJM I JASHTËZAKONSHËM! UNESCO ka shpallur Arkivën e negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubit si pjesë të Memory of the World International Register!
Një nga thesaret më të çmuara të kujtesës sonë kombëtare shpallet tashmë trashëgimi botërore!

Nga zemra e Shkodrës kjo pasuri e rrallë fotografike që ka përjetësuar imazhin, jetën, historinë dhe shpirtin e shqiptarëve, merr sot vlerësimin më të lartë ndërkombëtar!
Ky nuk është thjesht një vlerësimin i kontributit të Marubëve, themeluesve të fotografisë shqiptare, por edhe një vlerësim i jashtëzakonshëm për Shkodrën, qytetin që i dha jetë artit, kulturës dhe kujtesës së një kombi.

PËR HERË TË PARË, Shkodra ka një pjesë të sajën në Kujtesën e Botës!
KRENARË pa fund për këtë arritje që i jep zë, dritë dhe përjetësi një trashëgimie unike!

Video