Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Vepra huazon një auto-homazh pothuajse monumental të diktatorit Enver Hoxha, si pikënisje për një ri-dedikim konfliktual. Përpara se fakti historik, që Lulaj e përcakton si themelet e veprës së tij, të përshkruhet si një sugjerim i thjeshtë konceptual, në vetvete ai përbën një interes skulpturor: një skicim monumental i emrit Enver përgjatë maleve në afërsi të Beratit, diktuar në vitet 1960 nga vetë diktatori. Emri i Hoxhës, i shkruar me germa rreth 150 metra të gjata, stolis shpatet qendrore të malit Shpirag, porsi një ornament dinak, duke e kthyer atë në një stendë groteske afishimi në emër të një sundimi pa fund. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka qenë njëri nga ata që e ka uruar artistin për marrjen e këtij çmimi, ndërsa ka çmuar lart punën e tij.

Artikulli i plotëkultplus.com