Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=2467]

Art House ka kënaqësinë t’ju ftojë në një bisedë me artisten Flaka Haliti dhe kuratoren Katharina Schendl.

Flaka Haliti do të na prezantojë me krijimtarinë e saj artistike ndërsa Katharina Schendl do të na njohë me projektet e saj kuratoriale dhe galerinë për artin bashkëkohor LambdaLambdaLambda në Prishtinë si një hapësirë që bashkon artistë vendas dhe ndërkombëtarë.

Flaka HALITI ka lindur në vitin 1982 në Prishtinë, Kosovë. Aktualisht jeton mes Prishtinës, Vjenës dhe Mynihut. Ndër ekspozitat personale mund të veçojmë:

2016 S.A.L.T.S., Kunsteverein Birsfelden, Basel 2015 I was like you before i got stoned by the fresh air, Prince of Wales, Munich Pavillon of Kosovo 56Th Biennale di Venezia; 2014 Last time When I google you, you looked different, Kosovo National gallery, Prishtina; I see a face. Do you see a face?, Mumok, Museum of Modern Art, Vienna; 2012 I miss you,I miss you,till I don’t miss you anymore, Stacion CCA Prishtina; 2010 Als ich ein Kind war,wollte ich Kunstlerinwerdwn, press to exit project space , Skopje son: DA, Gallery Ex-garage, Maribor; 2008 Balls!Balls!Balls!, Stacion CCA, Prishtina.

Ndër ekspozitat kolektive mund të përmendim:

2016 Ars Viva Prize exhibition, Galerie fur Zeitgenossische Kunst Leipzig; Ars Viva Prize exhibition, IndexThe Swedish Contemporary Art Foundation, Stocholm; 2015 Ars Viva Prize exhibition, Stadtische Galerie Karlsruhe, Karlsruhe; Bienalja e 6-të e Moskës, HOW TO GATHER?ACTING IN A CITY IN THE HEART

OF THE ISLAND OF EURASIA, VDNKh Moskë; 2014 Out of Blue, Çmimi Muslim Mulliqi edicioni X, Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë; 2012 One six of the Earth, Ecologies of Image, Musac, Castilla y Leon,

Spanjë; 2010 The world around you, Bienalja I Bruksel; 2007 Plazma, Siemens ArtLab Gallery, Vienë.

Është fituese e çmimeve: Muslim Mulliqi Edicioni X (2014) Galeria Kombëtare e Kosovës; Henkel Art Award 54th October Salon (2013), Ferminist Approach Award, Beograd.

Katharina SCHENDL jeton dhe punon në Vjenë dhe Prishtinë. Ajo ka studjuar arkitekturë në Vjenë, Los Angelos, Barcelona dhe Zvicër. Ka punuar me shumë arkitektë si Vincent Guallart (Barcelona), Sadar Vuga (Ljubljana) si dhe ka bashkëpunuar me artistë në projekte dhe ekspozita ndërkombëtare.

Gjatë pesë viteve të fundit ka marrë shumë eksperiencë në punët me institucione të ndryshme si dhe ka menaxhuar programin e ekspozitave për Gender Check dhe Claus Oldenburg. Në të njëjtën kohë, ajo ka

filluar projektin e saj të pavarur Balkongalerie, një hapësirë semipublike në Ljubjanë që ka në fokus artistët e

rinj që nga viti 2005. Nga aty, ajo ka qenë pjesë e bashkëpunimeve të ndryshme eksperimentale si në rastin

e MAKE.A.MATCH. Në vitin 2014 ka themeluar platformën web Footnotes on Art dhe LambdaLambdaLambda së bashku me Isabella Ritter në Prishtinë. Në Bienalen e 56-të të Venecias ka qenë bashkëkuratore

e Pavionit të Kosovës që përfaqësohej nga artistja Flaka Haliti. Schendl shkruan për Harper’s Baazar Latin American Art, Solar dhe KubaParis.

Ky aktivitet i Art House mbështetet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe Ambasada Austriake në Tiranë.

Data dhe ora:  15 tetor 2016 ora 18.00

Adresa : ART HOUSE, Rr. At Shtjefën Gjeçovi, 15 Shkodër

Kontakt: arthouseshkoder@gmail.com{:}