Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

kerkesat_per_aplikuesit

Projekti “Arti nëpërmjet Riciklimit” ka për qëllim fuqizimin e kapaciteteve krijuese tek të rinjtë e qarkut të Tiranës për artin pamor nëpërmjet riciklimit. Në fokus të këtij projekti do të jenë të rinjtë, gjimnazistët e qarkut të Tiranës, të cilët do të rrisin aftësitë dhe konkurueshmërinë në drejtim të artit pamor nëpërmjet materialeve të riciklueshme.

“Arti nëpërmjet Riciklimit” do të realizohet nga 1 Gusht deri në 1 Dhjetor 2014 me veprimtari që lidhen me ngritjen e kapaciteteve krijuese të të rinjve të qarkut të Tiranës për artin nëpërmjet riciklimit në shkollën verore “Arti dhe Riciklimi”. Gjithashtu nxitja e artit nëpërmjet riciklimit tek të rinjtë e qarkut të Tiranës nëpërmjet ndërtimit të veprës artistike me materiale të riciklueshme nga krijuesit e rinj të Tiranës, është një tjetër veprimtari e këtij projekti. Projekti do të finalizohet me ndërtimin e veprës artistike më të madhe në Shqipëri nëpërmjet materialeve të riciklueshme.

Projekti është ndërtuar me përfshirjen e aktorëve me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e krijimtarisë artistike të artit pamor dhe riciklimit të mbetjeve në Shqipëri.

Ky aktivitet mbështetet nga Ministria e Kulturës.{:}