Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në kuadër të  102- vjetorit të Pavarësisë dhe 70- vjetorit të Çlirimit, Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë organizon Festivalin Mbarëkombëtar Folklorik për Fëmijë. Në kryeqytetin shqiptar do të mblidhen së bashku 14 grupe folklorike dhe rreth 300- 400 fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare.
Ky është një nga festimet më të rëndësishme folklorike, me shtrirje gjeografike në të gjithë trojet shqiptare. Synohet  të sjellë para publikut jo vetëm pasurinë tonë popullore, por edhe trashëgiminë  kulturore përcjellëtek brezat më të rinj. Artistët e vegjël nga Shkodra, Kruja, Mirëdita, Tirana, Elbasani, Durrësi, Lushnja, Vlora, Tepelena, Gjirokastra, Korça, por edhe ngaPrishtina, Shkupi, Ulqini, Shkodra, Kruja do të japin shfaqje me numrat më të zgjedhur të repertorit të tyre.
Skena do të ndizet nga motivet popullore të valleve dhe këngëve  por nuk do të mungojnë edhe aktivitetet e tjera gjatë ditëve të festivalit. Panairi i folkut sipas krahinave që do të përfaqësohen në këtë Festival, parada e kostumeve të mrekullueshme shqiptare, janë  e këtij Festivali. Ndërsa për fëmijët artistë do të organizohen vizita në Muzeun Historik Kombëtar  në Tiranë dhe në Muzeun e Krujës.
Festivali ka në pjesmarrje grupe të reja dhe  grupe me traditë dhe eksperiencë. Të gjitha së bashku do të demostrojnë në skenë jo vetëm një pjesë të folkut shqiptar, por edhe punën e tyre me trashëgiminë dhe talentet e rinj. Ky festival do t’u shërbejë këtyre grupeve si një shtysë e mirë për të vijuar punën e kujdesshme me repertorin folklorik dhe talentet e reja. Gjithashtu Festivali do të nxisë angazhimin e grupeve dhe qendrave kulturore në rrethe për tikushtuar më shumë vëmendje traditës sonë.

22 -25 nëntor, Tiranë, MHK
25 nëntor, Mbrëmja Gala, TK
{:}