Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Sensibilizimi i popullatës për rrezikun që paraqet qëndrimi në grupe dhe në vende publike, vazhdon të jetë një nga detyrat kryesore për çdo institucion shtetëror e jo vetëm i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Krahas masave të mara nga Qeveria, ishin artistët që më mirë se kushdo mund të depërtonin në mendjen dhe zemrat e njerëzve. Puna nisi me anagazhimin e komunitetit artistik për realizimin e videove sensibilizuese, drejtuar publikut, për respektimin e rregullave të distancimit social. Artistë të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Teatrit Kombëtar, shkrimtarë përmes Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, realizuan video, që nxisnin qëndrimin në shtëpi dhe qasjen me leximin dhe artin.

Emocionuese ishte kënga e rëalizuar nga artistët e TKOBAP, në kushtet e shtëpisë, “Dua më shumë Shqipërinë”, si një mesazh bashkimi për të gjithë shqiptarët, kudo që janë.

Të gjitha këto janë publikuar dhe vazhdojne të publikohen çdo ditë.{:}