Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Magjia e tingujve spanjollë të shekullit të 20-të interpretuar nga instrumentistë shqiptarë e spanjollë, nën drejtimin e Ricardo Caseros dhanë shfaqje për publikun kryeqytetas në skenën “Arturbina”. Mexosoprano Vikena Kamenica, balerinët Isida Mollaymeri dhe Erald Zela u duartrokitën gjatë nga publiku. Orkestra e Mbretërisë së Aragonit me 43 produksione dhe 100 koncerte në mbarë botën, vjen për herë të parë në Shqipëri për të sjellë për publikun shqiptar një bashkëpunim mes artistëve spanjollë e shqiptarë. Ky koncert është pjesë e festivalit “Peizazhe për Orkestër dhe Solistë”, pjesë e Kalendarit Turistik 2018, hartuar nga Ministria e Kulturës.{:}