Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në kudër të aktiviteteve që përmbyllin projektin Artvision, Ministria e Kulturës do të organizojë më datë 12.06.2015 në Vlorë një takim promovues, ku në praninë e përfaqësuesve  të institucioneve kryesore të kulturës në rang qendror dhe vendor, si dhe të institucioneve private dhe personaliteteve të interesuar për artin bashkëkohor,  do të prezantohen rezultatet e arritura dhe pritshmëritë për qëndrueshmërinë e një projekti që ka bashkuar katër vende që lagen nga deti Adriatik, pikërisht Shqipëria, Mali i Zi, Italia dhe Kroacia.

Në takimin e Vlorës, që do të shohë praninë e Ministres të Kulturës, zonja Mirela Kumbaro Furxhi, do të pasqyrohen në veçanti rezultatet e arritura nga Shqipëria, e përfaqësuar në projekt nga Ministria e Kulturës si partner institucional, dhe nga Universiteti i Arteve si partner teknik.

Projekti, që ka si objektiv nxitjen e komunikimit kulturor interaktiv dhe ndër-institucional mes të gjitha vendeve evropiane dhe të Adriatikut përmes krijimit të një  kanali multimedial tematik i cili ofron cilësi të lartë dhe përmbajtje kulturore origjinale nëpërmjet një gamë të plotë të arteve bashkëkohore vizuale, të krijuar ose që kanë për protagonistë artiste emergjentë nga gjithë vendet partnere të iniciativës.

Në kuadër të projektit, përtej realizimit të një seri produktesh audiovizuale, projekti ka realizuar një seri aktivitetesh si hapja e bujshme e ambienteve të Piramidës në gushtin e vitit të kaluar për organizimin e ekspozitës “Coexistence- for a new Adriatik Koiné”, krijimin e Light Residence, ku studentë nga akademitë e vendeve partnere patën mundësi të njihen me praktikat më të mira të çdo realiteti të përfshirë, si dhe shumë aktivitete të tjera.

Takimi Artvision do të zhvillohet ditën e premte, 12.06.2015, në orën 10, në ambientet e Hotel Vlora International.

Projekti “arTVision. A live art Channel”, i financiuar nga Programi Evropian IPA Adriatic CBC 2007/2013, me qëllim për të mobilizuar dhe lidhur energjinë krijuese e artistëve të rinj të ftuar, që do të jenë protagonistët e vërtetë e gjithë eventit. Ky është një projekt pilot udhëhequr nga Rajoni Puglia- Departamenti për Promovimin e Territorit, të Njohurive dhe Talentit, me përkrahjen e Apulia Film Commission, që përfshin: Fondacionin Pino Pascali-Muze i Artit Bashkëkohor; Rajoni Veneto – Drejtoria për Aktivitetet Kulturore; Akademia e Arteve të Bukura në Venecia; Ministria e Kulturës të Malit të Zi; Fakulteti i Arteve Dramatike në Cetinje- Mali i Zi; Ministria e Kulturës së Shqipërisë; Universiteti i Arteve në Tiranë- Shqipëri; Zhupania bregdetaro-malore- Kroaci; Kanal RI- Kroaci.{:}