Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Të nderuar kolegë dhe bashkëpuntorë të organizatave kulturore,

Në kuader të përmirësimit të mëtejshëm të programit ARTVIZION, kërkohet kontributi juaj për plotësimin e një pyetësori:

HTTPS://IT.SURVEYMONKEY.COM/S/SYYP2DF

Afati i plotësimit të formuarit është data 22 shtator 2014.

Pyetësori online, është dizenjuar për institucionet dhe organizatat kulturore që operojnë në zonën e Mesdheut. Pyetësori përbëhet nga 29 pyetje të mbyllura dhe nuk të merr më shumë se 5-10 minuta kohë. Pyetësorin mund ta gjeni në linkun vijues: Pyetësori përbëhet nga 29 pyetje të mbyllura dhe nuk të merr më shumë se 5-10 minuta kohë.
Ky studim do të shërbejë për një vlerësim të hollësishëm të operimit të partneriteteve ne zonën e Mesdheut, duke synuar promovimin e formave të reja të mundshme të bashkëpunimit midis artistëve dhe organizatave kulturore që operojnë në zonën e Mesdheut, ne kuadër te projektit të përbashkët te vendeve te Adriatikut “ARTVIZION”.

Vini re! Plotësimi i formularëve do të shërbejë për evidentimin dhe përzgjedhjen e praktikave më të mira, që i referohen organizatave të cilat kanë demonstruar një nivel të lartë bashkëpunimi kulturor në nivel ndërkombëtar. Organizatat e përzgjedhura do të jenë pjesëmarrëse në “The Future Conference”që do të mbahet në muajin nëntor 2014, në Venecia të Italisë.
Për t’u dhënë përgjigje disa pyetjeve ju nevojitet informacion specifik në lidhje me organizatën tuaj: numri i aktiviteteve dhe projekteve të realizuara çdo vit, buxheti vjetor, sa njerëz në vit punojnë në organizatën tuaj, aktivitete në lidhje me fondet dhe rritjen e tyre.

Përgjigjet presupozohet të jenë treguese, ndaj vlerësimet në lidhje me këto pyetje janë të mjaftueshme.

Duke shpresuar ne kontributin Tuaj, gjejmë rastin t’ju falenderojmë dhe sigurojmë mbështetjen e Ministrisë se Kulturës në bashkëpunime te mëtejshme.{:}