Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=10743]

IDLIR AZIZAJ fitoi Çmimin e madh letrar për vitin 2016 me novelën dramaturgjike “Shekspirotët” Botime Toena me motivaconin: “Vepra më e mirë e Letërsisë Shqipe” për vitin 2016, i jepet shkrimtarit Idlir Azizaj për veprën “Shekspirotët” të shkruar në një zhanër që ndërthur imagjinatën groteske me peizazhin dramaturgjik. Rezultati është një tekst ku thuren me nerv dhe humor të zi në unitet mjedisi i trazuar shqiptar i shekullit XXI me një stil moderniteti” dhe DIANA KASTRATI është fituesja e Çmimit për Përkthimin 2016 me romanin“Kanali Musolini”i Antonio Pennacchi-t, botuar nga shtëpia botuese Dituria, me motivacionin: “Përkthimi më i mirë” për vitin 2016, për sjelljen në një shqipe sa të bukur e të pastër aq shprehëse dhe të begatë të romanit”.

Fituesit u përzgjodhën nga juria: Primo Shllaku, Flutura Açka, Elsa Demo, Bajram Karabolli dhe Lisandri Kola, që me këtë përzgjedhje i ofrojnë publikut një listë librash shumë të mirë, të cilat duhen blerë për vete e pastaj duhen ndarë me miq.

Në fjalën e saj, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro theksoi se: ” Përzedhja e autorëve dhe përkthyesve në nominim tregon se është krijuar tashmë një brez autorësh shqiptarë që nuk japin më arsye të quhen të rinj, por shkrimtarë të mirë, të pjekur, solidë. Përzgjedhja e kësaj skuadre krijuesish tregon gjithashtu se përkthyesi është po aq krijues sa dhe shkrimtari, dhe se përkthimi nuk është gjë tjetër veçse arti i rishkrimit të veprës letrare. Shembulli tipik është Romeo Çollaku që përzgjidhet edhe si autor i librit të vet edhe si përkthyes i Kavafis-it, bash si mjalti në the.  Dhe së fundi kjo përzgjedhje tregoi gjithashtu se teksti dramaturgjik shqiptar po del me krijime të suksesshme dhe dinjitoze. Dhe në fund gjithmonë ka vetëm një fitues!”- përfundoi Kumbaro.

Ndërsa ju mund të lexoni shumë libra:

LETËRSI SHQIPE

1. Ardian Kyçyku – INCOGNITO (roman), Shtëpia Botuese NAIMI

2. Erion Papagjoni – NJE BURRE MES DY GRAVE (dramë), Shtëpia Botuese ADA

3. Idlir Azizaj – SHEKSPIROTET (novela dramaturgjike), Shtëpia Botuese TOENA

4. Meritan Spahija – VEGIMET E FUNDIT (tregime), Shtëpia Botuese FIORENTIA

5. Romeo Çollaku – MJALT NË TEH (roman), Shtëpia Botuese ZENIT

LETËRSI E PËRKTHYER

1. Agron Tufa – TRISTIA (poezi), Osip Mandelstam – Shtëpia Botuese PIKA PA SIPËRFAQE

2. Diana Kastrati – KANALI MUSOLINI (roman), Antonio Pennacchi – Shtëpia Botuese DITURIA

3. Ermira Danaj- NJË FRYMËMARRJE JETE, PASIONI SIPAS G. H. (roman), Clarice Lispector, Shtëpia Botuese OMBRA GMG.

4. Luljeta Lleshanaku – Bija e varrmihësit (roman), Joyce Carol Oates, Shtëpia Botuese ALBAS

5. Romeo Çollaku – POEZI TË ZGJEDHURA, Konstandinos Kavafis, Shtëpia Botuese ZENIT{:}