Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Nis në Tiranë Balcan Contemporary Music Festival ( B.C.M.F), organizuar nga Shoqata A. C. A (Albanian Composers Association) , mbështetur nga Ministria e Kulturës.  Festivali do të promovojë muzikën artistike të kompozitorëve të vendeve të Ballkanit e në mënyrë të veçantë të atyre shqiptarë. Publiku  kryeqytetas, për herë të parë,  do të ketë mundësinë e përjetimit të një panorame të plotë të krijimtarisë artistike të kompozitorëve ballkanas, interpretuar nga disa prej emrave më të njohur në rajonin tonë.  Në Festival do të marrin pjesë ansambli ContTempora-Maqedoni, kuinteti i frymës i Filarmonisë së Ljubjanës-Slloveni, Donika Rudi (elektroakustikë)- Kosovë, Marko Josifoski dhe Vladimir Milosevic-Serbi sikurse dhe artistët shqiptarë, Merita Rexha, Arben Llozi, Fatos Qerimaj, Jonela Golemi, dhe Dorina Laro. Përveç mbrëmjeve organizuar në Tiranë,  Balcan Contemporary Music Festival do të mundësojë aktivitete edhe në qytetin e Vlorës ku do të interpretojë kuinteti i frymës së Filarmonisë Sllovene. Shqipëria në këtë festival do të përfaqësohet me vepra nga Endri Sina, Haig Zacharian, Thoma Simaku, Aleksandër Peçi, Dorian Çene, Arbana Fejzo dhe Ermir Bejo.

Koncertet e datave 2, 7, 10, 15 nëntor do të shfaqen  në Universitetin e Arteve. Ndërsa koncertet e datave 3 dhe 4 nëntor do t’i ndiqni  në GKA dhe Konsullatën Italianë- Vlorë.

 

Nga data 2-15 nëntor 2016, Tiranë, Vlorë{:}