Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Një balet nga Youri Vámos me muzikë të Carl Orff (1895–1982)
O Fortuna! Me këtë thirrje nis “Carmina Burana”, kjo kantatë skenike nga Carl Orff, i cili prej kohësh konsiderohet një klasik i ri i historisë së muzikës. Brilante në thjeshtësinë e vet, depërtuesë në ritmikë dhe përjetësisht e re në tematikë, Carmina Burana i jep flatra fantazisë si rrallë ndonjë vepër tjetër muzikore e shek. XX.
Carmina Burana sillet në skenë këtë vit nga Ambasada Gjermane në bashkëpunim me Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë. Për këtë qëllim ajo ka ftuar Youri Vámos, i angazhuar prej shumë vitesh tanimë si koreograf shtëpish muzikore me emër, si dhe dirigjentin Desar Sulejmani, me origjinë nga Shkodra, që gjithashtu punon dhe jeton në Gjermani.
Vamós dhe Sulejmani e kanë punuar përgjatë disa javëve në Tiranë materialin e Carmina Burana me trupën e baletit, muzikantët dhe korin. Vámos gjatë inskenimit e vë theksin në thjeshtësinë e dekorit, duke e vendosur atë në kontrast me pushtetin sugjestionues të muzikës së Carl Orff. Koreografia e tij e parë e “Carmina Burana” daton në vitin 1985, realizuar në Teatrin Shtetëror të Operas në Berlin.
Asistente koreografe: Joyce Cuoco
Skena dhe kostumet: Michael Scott
Ndriçimi: Klaus Gärditz
Kohëzgjatja: 75 min.
7 dhe 8 tetor, ora 19:00, TKOB, Tiranë{:}