Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Vjen në Tiranë ekspozita “Ballkani i vitit 1917 i vizatuar nga artisti austriak i Artit  modern Leopold Forstner”. Afërsisht 100 vizatime të mëdha, 50 fotografi dhe shumë punime artizanale nga udhëtimet e Forstner-it ruhen edhe sot.
Leopold Forstner, bashkëpunëtor i artistit Gustav Klimt ka udhëtuar në vitet 1917 dhe 1980  në cilësinë e tij të oficerit të Perandorisë Austro-Hungareze në territoret e sotme të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.
Ai vizatoi portrete të banorëve vendas, fotografoi veshje kombëtar dhe mblodhi objekte artizanale.  Misioni i tij ishte dokumentimi i kulturës së popujve të Ballkanit përgjatë luftës së parë botërore. Ekspozita vjen në Tiranë me mbështetjen e Ambasadës Austriake dhe Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar.
2 mars 2015,  ora 18:00 , në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar{:}