Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Poetja sllovene Barbara Pogačnik është bujtësja e dytë në programin e rezidencës së shkrimtarëve dhe përkthyesve “TIRANA IN BETWEEN”, organizuar nga Poeteka dhe mbështetur nga Traduki & Ministria e Kulturës.

Fituesja e bursës së dytë (Qershor / Korrik 2014) për në Shtëpinë e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve letrarë, si pjesë e Projektit ‘TIRANA in BETWEEN’. (organizuar nga Poeteka dhe mbështetur nga Traduki & Ministria e Kulturës) është poetja sllovene Barbara Pogačnik.

Barbara Pogačnik (Slloveni, 1973), poete, përkthyese dhe kritike letrare. Ajo ka kryer studimet në Universitetin Katolik të Louvain-it, Belgjikë, në degën gjuhë letërsi ndërsa studimet master i përfundoi me sukses pranë Universitetit të Sorbonës në Paris, Francë.

Vëllimi i saj i parë me poezi, i titulluar Poplave (Valët) u botua në vitin 2007 botohet nga Shtëpia kryesore botuese sllovene, Mladinska knjiga. Ky vëllim u nominua për çmimin e librit më të mirë debutues si dhe për çmimin Jenko (çmimi për librin më të mirë poetik të vitit që akordohet në Slloveni). Libri i saj i dytë me poezi, të titulluar V množici izgubljeni papir (Fletë letre të humbura mes turmës), u botua në 2008 nga shtëpia botuese LUD Literatura dhe u prit nga kritika me vlerësime tejet positive. Libri pasardhës, i titulluar Stopinje po rižu (Gjurmë në oriz) është në process botimi, së bashku me përmbledhjen tjetër poetike të autores, të titulluar Jed z oblaki iz konzerve (Një pjatë me re konserve).

Aktualisht, autorja është duke vijuar punimin mbi një sërë projektesh eseistike dhe tematike si dhe boton krijimet e saj në faqet e revistave letrare të mirënjohura të Sllovenisë si Sodobnost, Literatura, Nova Revija, Apokalipsa, Poetikon, etj….

Poezitë e saj janë përkthyer në disa gjuhë dhe botuar në një sërë antologjish si p.sh., Le fleuve les regarde dans les yeux (në frengjisht, 2011), In Unfriendly Weather (në anglisht, 2011), Szesnaście poetek słoweńskich : antologia (në Polonisht, 2012), ואיני יכול להשיג את השקט (Ve eini yachol lehasig et hasheket; (në Hebraisht, 2013) et Onze poètes slovènes (Paris / Meksiko, në frengjisht dhe spanjisht, 2013), si dhe janë përkthyer gjithashtu në italisht, finlandisht, serbisht, hungarisht, gjuhën katalane, sllovakisht, rumanisht, suedish, kroatisht, gjuhën uellsiane, bullgarisht, turqisht dhe shqip.

Autorja ka marrë pjesë në një sërë festivalesh, si: City of Women (Qyteti i grave), Živa književnost (Letërsia e gjallë), Tercets of Trnovo (Tercetet e Trnovo-s), Printemps des poètes në Paris, Cap a l`Est në Sllovaki, Panairin e Librit në Beograd, Ditët e Poezisë së Sarajevës, Marché de la poésie në Paris, në Rencontre québeçoise internationale des écrivains në Montreal (Kanada), the Ratkovic`s Days of Poetry (Ditët e Poezisë së Ratkovic-it) në Malin e Zi, në festivalin e Kibatek-ut në Izmir (Turqi), në festivalin e letërsisë Nisan, në Izrael, Ditet e Naimit në Maqedoni dhe Kosovë, Festivalin e parë në Armeni, Ditët e Verës dhe Poezisë në Slloveni, etj.

Autorja ka qenë gjithashtu fituese e bursës dymujore HALMA të qëndrimit në disa vende europiane dhe poezitë e saj janë shndërruar edhe në tekste këngësh, transmetuar në Radio Sllovenia.

Barbara Pogačnik është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve sllovenë si dhe anëtare e Shoqatës së Përkthyesve Letrarë të Sllovenisë. Përkthimet e saj nga frengjishtja përfshijnë autorë si Pierre Reverdy, Maurice Blanchot, Henri Michaux, O.V.de L. Miłosz, Michel Deguy, Paul Ricoeur, Roland Barthes, Jacques Derrida, Hélène Cixous, Jacques Lacan, Jean Baudrillard, Jean-Luc Nancy, J.M.G. Le Clezio, Raymond Roussel, Jean-Luc Marion, Michel Leiris, Marguerite Duras dhe shumë të tjerë.
Autorja ka kontribuar gjithashtu me përkthime nga gjuha angleze, italiane, serbe dhe kroate.

Që nga viti 2001, është anëtare e redaksisë së revistës letrare sllovene Literatura si dhe redaktore kryesore e revistës Litterae slovenicae, botuar prej Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovenë. Në vitet 2002-2004 ka mbajtur një post drejtues në Departamentin e Studimeve të Përkthimit në Universitetin e Ljubljanës si dhe anëtarësinë në Bordin Administrativ të Shoqatës për të Drejtat e Autorit të Sllovenisë.

Prej vitit 2007 e deri më sot, ajo është drejtoreshë e Festivalit Ndërkombëtar Poets Translating PoetsSinji krog / The Azure Circle.{:}