Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Prezantohet në skenën e TKOB-së muzika baroke në koncertin “Baroku francez dhe italian”.

Kjo lloj muzike u zhvillua në vitet 1600 -1750 dhe pati një përhapje të menjëhershme. Nisi fillimisht në Itali dhe Francë, por si dy pole të kundërta.

Në Itali me belkanton dhe muzikën në rolin kryesor dhe në Francë (nën ndikimin e Luigjit XIV) me dramën lirike dhe operën balet.

Ky koncert do të prezantojë përfaqësuesit më të shquar nga kompozitorët e stilit barok të të dy vendeve, Francois Couperin, Jean Philippe Rameau dhe Jean Marie Leclair per Barokun Francez dhe Antonio Vivaldi, Giovanni Platti dhe Albinoni për barokun italian.

Oboisti Ali Pengili dhe cembalisti Frederic Hernandez të ftuar nga Franca dhe Abigeila Voshtina në violinë dhe Ilir Gjoka dhe Erik Tauzi në oboe do te interpretojne “Barokun francez dhe italian” të shoqëruar nga orkestra e TKOB-së.{:}