Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=7102]

Barroso mori pjesë pasdite në një ceremoni të organizuar në Galerinë Kombëtare të Arteve nga kryeministri Rama, një ekspozitë në nder të Presidentit të KE-së. “Pata mudësinë të mësoja më shumë për artin e Shqipërisë dhe bëra një tur në GKA. Pashë që artistët më të mirë kanë qenë ata që dolën kundër regjimit komunist. Pata mundësinë të shihja disa punime teknikisht shumë të arrira” deklaroi pas vizitës.

Barroso , kryeministri Rama, ministrja e kulturës Kumbaro, ambasadorë të akredituar në Tiranë   dhe krerët e lartë të shtetit vizituan ekspozitën “Farajon” të skulptorit Ilirian Shima.

“Vizita ime në Shqipëri nuk mund të kishte përfunduar më mirë sesa të qenit këtu me dashamirësit e artit dhe kulturës”, tha Barroso. “Dita sot ka pasur një axhendë të ngjeshur, por qëllimi i vizitës ishte t‘i flas drejtpërdrejtë qytetarëve shqiptarë për dhënien e statusit të vendit kandidat. Vendet anëtare të BE-së unanimisht i dhanë statusin Shqipërisë dhe tashmë Shqipëria hyn në një fazë më të avancuar të marrëdhënieve të saj me BE-në”.

Lidhur me programin “Creative Europe”, Barroso u shpreh se arti dhe kultura mund të jenë të rëndësishme për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe për njohjen e Shqipërisë dhe artit shqiptar në vendet e Evropës.

“I gjithë programi – vijoi Barroso – shkon deri në 5 miliardë euro. Sigurisht jo të gjitha janë për Shqipërinë dhe natyrisht mund të bëjmë më shumë që të gjithë të përfitojnë nga ky fond dhe ne ta njohim më mirë Shqipërinë dhe artin shqiptar, e ju të njihni Evropën dhe artin evropian. Ne duam të shohim një Shqipëri të lirë. Presim të shohim Shqipërinë si një vend anëtar në BE, dhe ky mesazh është një ftesë jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin. Mesazhi është që nëse bëni përpjekjet dhe merrni masat e duhura, jeni mëse të mirëpritur në BE”.

Foto: Blerta Kambo{:}