Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=7133]

Jose Manuel Barroso i dorëzon kryeministrit Rama marrëveshjen për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin “Creative Europe”, të nënshkruar pak ditë më parë nga Komisionerja Evropiane për Arsimin, Kulturën, Shumëgjuhësinë dhe Rininë Androulla Vassiliou dhe ministrja shqiptare e kulturës Mirela Kumbaro. Falë kësaj marrëveshjeje, organizatat shqiptare do të kenë mundësi të aplikojnë për financime për projekte shumëvjeçare bashkëpunimi, për përkthime librash, për ngritje rrjetesh kulturore apo krijimin e platformave kulturore shumëkombëshe

Presidenti i Komisionit Evropian, Barroso, i dorëzoi sot Kryeministrit Rama, Marrëveshjen mes Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin e BE-së “Creative Europe”, që ka si qëllim promovimin dhe mbështetjen e kulturës dhe artit shqiptar.

Lidhur me programin “Creative Europe”, Barroso u shpreh se arti dhe kultura mund të jenë të rëndësishme për rrugën e Shqipërisë drejt BE dhe për njohjen e Shqipërisë dhe artit shqiptar në vendet e Evropës.

“Sot pata mundësinë që t’i jap kryeministrit dhe ministres së kulturës një dokument që quhet “Creative Europe” që është një marrëveshje mes Shqipërisë dhe BE-së, me anë të së cilës artistët shqiptarë dhe institucionet do të kenë mundësi të aplikojnë për fonde edhe pa qenë Shqipëria vend anëtar i BE. Ne do të kemi mundësi të njohim dhe shohim artisët shqiptarë, por edhe ju do të keni mundësi të shihni artin evropian në Shqipëri”, tha Barroso.

Foto: Blerta Kambo{:}