Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=5167]

Ministria e Kulturës  bën të ditur një tjetër rast të shkeljes së ligjit nga Bashkia e Tiranës në lidhje me monumentet e kulturës  ndërsa marrim masa të menjëhershme për të  siguruar mbrojtjen e vlerave unikale te Trashëgimisë Kulturore në qytetin e Tiranës.

 

 

 

Duke marre shkas nga shqetësimi i ditëve të fundit, i prishjes së vilave në qytetin e Tiranës, ku  Ministria e Kulturës denoncoi shkeljen e ligjit nga Bashkia e Tiranës, specialistë të IMK dhe të Drejtorisë Rajonale, kanë kryer inspektime në objektet e vendosura në mbrojtje paraprake nga institucionet e trashëgimisë kulturore, ku rezulton se janë lëshuar leje zhvillimore ndërtimi nga Bashkia e Tiranës, pas vënies në mbrojtje të këtyre objekteve.

 

 

 

Konkretisht, Ministria e Kulturës, pas inspektimit në terren dhe verifikimit të objektit në mbrojtje paraprake  në rrugën “Shinasi Dishnica”, nëpërmjet një shkrese të datës 19.06.2015, drejtuar Bashkisë së Tiranës, për dijeni  Inspektoriatit  Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të institucionit  në marrjen e masave urgjente për të siguruar vendosjen e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e vlerave  të Trashëgimisë Kulturore në qytetin e Tiranës.

 

Ndër të tjera rezulton se pas datës 15 korrik 2014 kur u shpall lista e objekteve në mbrojtje, janë miratuar nga Bashkia e Tiranës Leje Zhvillimore Ndërtimi që prekin disa objekte në mbrojtje.

 

 

 

Sqarojmë edhe njëherë se, çdo veprim në kundërshtim me ligjin nga Bashkia e Tiranës, ngarkon me përgjegjësi direkte  këtë institucion.

 

Ministria e Kulturës, Instucionet e saj të specializuara dhe strukturat përgjegjëse të shtetit janë të vendosura të vënë në vend ligjshmërinë dhe mbrojtjen e vlerave unikale të Trashëgimisë Kulturore.

 

Njoftimi për objektin në fjalë u është bërë i ditur nga Ministria e Kulturës edhe subjekteve ndërtuese,  të cilat janë po aq përgjegjëse në zbatimin e ligjit.{:}