Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=1903]

Bashkim Shehu dhe Edit Dibra fituesit e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, autori dhe përkthyesi i vitit Kumbaro: Lexuesi, kryefjala e politikave ndaj librit. Letërsia e mirë nuk bën zhurmë, letërsia e mirë jeton gjatë! “Për gjetjen e veçantë artistike që përthyen labirintet e errëta historike në një labirint romanor me një dimension mitik e universal’. Ky ishte motivacioni i jurisë për veprën më të mirë të vitit, që iu dha romanit ‘Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve’ e shkrimtarit Bashkim Shehu.

Ishte ministrja Kumbaro, ajo që zbuloi emrin fitues të autorit të vitit, në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, e cila u mbajt në sallën “Tefta Tashko” në Ministrinë e Kulturës. Kumbaro vuri theksin tek politikat e ndërmarra nga Ministria e Kulturës, të cilat si kryefjalë kanë patur lexuesin dhe nxitjen e tij drejt librit, teksa falenderoi të gjitha shtëpitë botuese për punën e bërë, sidomos ato që botojnë e promovojnë letërsinë shqipe. Në këtë ngjarje të rëndësishme letrare, ministrja theksoi gjithashtu punën e madhe dhe politikat e Ministrisë së Kulturës për t’i kthyer përkthyesit dinjitetin e munguar. Para se të lexonte letrën që Bashkim Shehu kishte nisur pasi nuk mundi të ishte dot prezent në marrjen e çmimit, Kumbaro tha se “Letërsia e mirë nuk bën zhurmë, letërsia e mirë jeton gjatë.” Romani i Shehut u cilësua si një pikë kulmore në krijimtarinë e tij, në një rrëfim për labirintet historike e metafizike.

Një gjetje e veçantë dhe origjinale me dosje e antidosje, në një labirint të pafund ku dhe lexuesi humbet brenda. Një roman që të kujton ndërtimin kafkian tek Procesi.

Ndërsa çmimin ‘Vepra më e mirë e vitit e përkthyer’ e mori përkthyesja Edit Dibra për përkthimin nga frëngjishtja të romanit ‘Robinja’ të shkrimtarit Marcel Proust me motivacionin ‘Për mjeshtëri në përkthim, duke ruajtur autenticitetin e frazës prustiane me sintaksën e ndërlikuar, prozodinë e saj dhe larminë e regjistrave të gjuhës’.

Në këtë ceremoni, Drejtoria e Krijimtarisë së Fjalës dhe Përkthimit vlerësoi me certifikata mirënjohje shoqatat që mbështetën krijimin e minibibliotekave kreative gjatë fushatës së leximit. Me këtë certifikatë u vlerësua: Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane, Nisma Vullnetare Studentore Shkodër, Qendra Rinore ATA, Kamëz Gjithashtu certifikatë mirënjohje pati edhe për fushatën #AlbFotoBook në rrjetet sociale me librin në fokus si objekt, për të cilin u vlerësuan Elinda Gjonomadhi, Gerta Kadillari dhe më e vogla e apasionuuar pas librave Irel Çupi.

“Vepra e më e mirë e vitit” u përzgjodh nga juria në mes pesë veprave të tjera letrare kandidate për çmimin ‘Vepra më e mirë e vitit’, si romani ‘Gurit të varrit ia rrëfej’ e shkrimtarit Agron Tufa, vëllimit poetik ‘Largësi ideale’ e poetit Parid Teferiçi, romanit ‘Të gjthë premtojnë Parisin’ e Nasi Lerës dhe përmbledhjes me tregime dhe novela ‘Tuneli i dhëndurëve’ e Shkëlqim Çelës. Përkthimi i Edit Dibrës u përzgjodh si përkthimi më i mirë mes veprave ‘Bukë me sallam’ sjellë në shqip nga përkthyesja Iris Sojli, ‘Fëmijët e mesnatës’ përkthyer nga Ilir Baçi, ‘Rrëfenja e shërbëtores’ përkthyer nga Engjëllushe Shqarri dhe ‘Të parët tanë: Viskonti i përgjysmuar, Baroni rebel, Kalorësi i paqenë ’ përkthyer nga Adrian Beshaj.

Juria e cila ka shqyrtuar dhe përzgjedhur emrat e kandidatëve për çmimin “Vepra letrare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare më e mirë e vitit e përkthyer”, përbërë nga znj. Saverina Pasho në cilësinë e kryetares së jurisë dhe anëtarët: Virion Graçi, Vjollca Osja, Laura Smaqi dhe Beti Njuma. Bashkangjitur letra përshëndetëse e fituesit “Vepra letrare më e mirë e vitit” 2015, Bashkim Shehu, me romanin “Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve’.{:}