Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

NË DATAT 23, 24, 25 KORRIK NË QYTETIN E BERATIT DO TË ZHVILLOHET EDICIONI I DYTË I FESTIVALIT MULTIKULTUROR I ORGANIZUAR  NGA “NJERËZ DHE IDE” DHE QË MBËSHTETET NGA MINISTRIA E KULTURËS, BASHKIA E QYTETIT TË BERATIT , ETJ.

ORGANIZATORËT NË PROGRAMET E PREZANTUARA PËR TË TRI DITËT E KËTIJ EDICIONI MËTOJNË PROMOVIMIN E QYTETIT TË BERATIT, VLERAVE TË TRASHËGIMISË, TË KULTURËS E QYTETARISË  NË MBËSHTETJE TË ZHVILLIMIT TË TURIZMIT NËPËRMJET ZHVILLIMIT TË VEPRIMTARIVE KULTURORE, ARTISTIKE, ORGANIZIMIN E PANAIREVE, KONCERTEVE, EKSPOZITAVE DUKE PASURUAR KALENDARIN VEROR TË VEPRIMTARIVE.

 

QENDRA KOMBËTARE E MUZEUMEVE BERAT ËSHTË BËRË PJESË E FESTIVALIT MULTIKULTUROR DUKE MBËSHTETUR DISA PREJ VEPRIMTARIVE TË KALENDARIT GJATË TRI DITËVE.

EKSPOZIMIN NË MUZEUN ETNOGRAFIK TË NJË PJESE TË KOLEKSIONIT ME VESHJE DHE STOLI TË KOLEKSIONISTES SHKRIMTARE, STUDIUESE E ETNOLOGJISË , LULJETA DANO.

ORGANIZIMIN NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN POLIS TË KONKURSIT TË ARKITEKTËVE TË RINJ MBI IDE DHE PROJEKTE PËR AKSESIMIN PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR TË MJEDISEVE TË MUZEUMEVE KOMBËTARE TË BERATIT.

ZHVILLIMIN NË MJEDISET E OBORRIT NË MUZEUN‎ETNOGRAFIK TË KOMEDISË SË ZEZË “SHTËPIA E TË MARRËVE” ORGANIZUAR NGACHWB, (CULTURAL HERITAGE WITHOUT BORDERS).

NDËRKOHË GJATË TRI DITËVE TË FESTIVALIT MULTIKULTUROR BERAT 2015, MUZEU IKONOGRAFIK ONUFRI DHE MUZEU ETNOGRAFIK DO TË JENË TË HAPUR PËR VIZITORËT PA NDËRPRERJE, NGA ORA 9.00 DERI NË ORËN 19.00.

NË SHËTITOREN E QYTETIT PËR TË TRI MBRËMJET, ME QËLLIM NDËRGJEGJËSIMIN E PUBLIKUT, BËRJEN TË NJOHUR TË  MUZEVE DHE SJELLJEN E SA MË SHUMË TURISTËVE DO TË PREZANTOHET “MUZEU SHETITËS” (EKSPOZITE FOTOGRAFIKE) PRODUKT I RI I QKMB-SË SI DHE DO TË ZHVILLOHET DUKE ANGAZHUAR TË RINJ VULLNETARË FUSHATË PROMOCIONALE PËR PROMOVIM TË KOLEKSIONEVE TË MUZEUT IKONOGRAFIK ONUFRI DHE MUZEUT ETNOGRAFIK.

23, 24, 25 KORRIK, BERAT{:}