Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

 

Me mbi 200,000 koleksione bibliotekare, duke përfshirë libra, periodikë, harta dhe materiale digjitale, kjo bibliotekë është një thesar i çmuar i trashëgimisë kulturore. Për të ruajtur këtë pasuri dhe për ta zhvilluar më tej, është e domosdoshme ndërhyrja për restaurimin e godinës dhe krijimin e një qendre të re multifunksionale, ku komuniteti mund të ketë më shumë hapësira për studim, kreativitet dhe aktivitete kulturore.

Së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor dhe drejtuesit e AADF, u diskutuan mundësinë e transformimit që do t’i japë bibliotekës një frymë të re, duke ruajtur historinë e saj!