Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Bienalja Netët e Muzikës Klasike, tashmë është një aktivitet i mirëpritur në qytetin bregdetar, i cili qysh prej vitit 2003, falë ideatorit të kësaj ngjarjeje muzikore, violinistit me karrierë ndërkombëtare, Florian Vlashi prezanton programe të mirëfillta me instrumentistë virtuozë dhe mbrëmje të nivelit të lartë profesional. Sivjet, së bashku me muzikantin dhe kompozitorin Haig Zacharian, Bienalja do të shtegtojë në viset e Servantes-it, me temën “Espana”.

Programi sjell në udhëtim muzikor në vendin e Servantesit. Vlashi sikurse herëve të tjera, e shikon këtë festival me muzikë dhome, si një mundësi të mirë ku mund të krijohen dhe të ruhen tradita muzikore. Nëpërmjet koncerteve mbetet qëllim dhe edukimi i publikut, i cili mund të realizohet nëpërmjet projekteve të improvizuara në stinë të mirëfillta dhe në festivale serioze.

Programi:

Nata e Muzikës Baroke: Holli i teatrit,  3 gusht, ora 20.00. “Don Kishoti në muzikë”, Purcelli, Telemann dhe Orkestra e Harqeve A.Moisiu.

Nata e Muzikës Klasike: Katedralja Shën Luçia, 4 gusht ora 20.00. “Kitara spanjolle”, Boccherini, F.Vlashi, A. Kotani, A. Llozi, R, Lukaçi dhe A.Domi.

Nata e Muzikës Romantike: Galeria “Jozef”, 5 gusht ora 20.00 prezantohet “Virtuosismo”, “Sarasate grandos”, D.Vlashi dhe D.Dodani Dedja, piano

Nata e Yjeve të Rinj: Shkolla e Muzikës “Jan Kukuzeli”, 6 gusht ora 18.00. Konkursi i talenteve të rinj, koncert në spitalin e qytetit, Durrës, dt.7 gusht, ora 11.00.

Nata e Muzikës Moderne: Te hotel “Bleart”, 7 gusht ora 20.00 “Proyecto Albania”, nga Spanja në Shqipëri. “Pereiro/Duran”, “Grupo Instrumental Siglo XX”, F.Vlashi, D.Vlashi, L.Llozi. A.Llozi dhe R.Lukaço

Ky aktivitet mbështetet nga Ministria e Kulturës.

1-7 gusht 2015, Durrës{:}