Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Rrjeti BJCEM dhe Ministria e Kulturës shpallin hapjen e thirrjes së Bienales së 18-të së Mesdheut për Artistët e Rinj, një event internacional dhe multidisiplinar, që do të zhvillohet në Tiranë dhe Durrës, nga 4 deri më 9 maj 2017. Ekspozitat do të jenë të hapura për publikun deri më 28 maj 2017. Bienalja do të sjellë së bashku në Shqipëri rreth 230 artistë nga vendet Euro-Mesdhetare.

Thirrja është e hapur për të gjithë krijuesit e artit pamor, filmit, shkrimtarë, performues, muzikantë dhe dizajnues nga mosha 18 deri në 34 (lindur nga 1 Janari 1982). Nuk ka tarifa për aplikimin.

Drejtori artistik i Bienales është Driant Zeneli, i cili ka zhvilluar temën kryesore duke u nisur nga koncepti i ‘’shtëpisë’’ dhe bazuar në katër elementë:

•             historia, duke synuar memorizimin e historive personale, qofshin këto të ngulitura në kujtesë ose të harruara gjatë kohës.

•             Konflikti, si gjendje njerëzore ndaj hapësirës fizike ku ne bashkëjetojmë.

•             Ëndrra si projektim i shtëpisë, si e drejta themelore e njeriut për të qenë i lirë të zgjedhë dhe të dëshirojë shtëpinë e tij fizike apo imagjinare.

•             Dështimi, elementi që qëndron mes përpjekjeve dhe pamundësisë duke u tjetërsuar gjatë rrugës në kërkim të shtëpisë së ëndrrave.

Afati për aplikim është 15 janar 2017 (Vetëm për Turqinë është 30 Dhjetor 2016).

Për të shkuar tek faqja zyrtare ku mund të aplikoni, klikoni si më poshtë:

http://www.bjcem.org

 

BJCEM and the Ministry of Culture of the Republic of Albania announce the launch of Mediterranea 18 Young Artists Biennale, an international multidisciplinary event, that will take place in Tirana and Durrës, Albania, from May 4th to May 9th 2017. The exhibitions will remain open to the public until May 28th 2017. It will bring together around 230 Euro-Mediterranean artists.

The call is open to all creatives – visual artists, filmmakers, writers, performers, musicians and designers from 18 to 34 years old (born from January 1st 1982) without submission fees.

The Artistic Director of the Biennale is Driant Zeneli, who has developed the main theme of the event starting from the concept of “Home”, in connection with four elements:

•             History, intending the archive of the unaccountable number of individual stories, recorded or forgotten.

•             Conflict, to consider the way we share homes.

•             Dream, as the project of home, as the fundamental human right to be free to choose and desire our real or imaginary home.

•             Failure, as the inner resistance of the various attempts, transformed along the way in search for the dream home.

The deadline for applications is January 15th 2017 
(for Turkey ONLY it is December 30th 2016){:}