Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Black & White është një shfaqje e mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe e organizuar me “aktorë” nga “Projekti Shpresa” të klasifikuar si PAN (persona me aftësi të ndryshme),e cila i përket Teatrit Social. Struktura prozaike e spektaklit mbështetet në problematikat sociale dhe historitë individuale të personazheve të ngërthyer në të. Vlen të përmendet natyrshmëria dhe sinqeriteti i “aktorëve ”gjatë rrëfimeve mbi rrjedhën e historive personale, përjetimeve dhe ndjesive që ata manifestojnë. Përmes autobiografive individuale, është synuar ngjyrosja artistiko-emocionale e spektaklit. Mjedisi artistik trupëzohet nga një kub i bardhë, i cili rrok brenda hapsirës dashamirëse aktorë dhe spektatorë. Simbolika e bardhësisë kubike s’është tjetër veçse kuptimbartesja e dlirësisë së pavetëdijshme të vetë personazheve të zgjedhura. Ky projekt realizohet nga regjisori Emiljano Palali, me ndihmesën e psikologut, Tomasin Vata, me mbështetjen e shkollës austriake “Peter Mahringer”.

30 mars 2015, ora 18.00
Kisha Stigmatine, G’juhadol, Shkodër
{:}