Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Shkrimtari serb Bojan Krivokapić është fituesi i tretë i bursës për Rezidencën e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve letrarë “TIRANA IN BETWEEN – 2015”, organizuar nga POETEKA dhe mbështetur nga TRADUKI dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë. Ai do të qëndrojë në Tiranë gjatë muajit korrik, ku do të realizojë projektin e tij letrar, do të hyjë në lidhje me komunitetin artistik të kryeqytetit, do të përfshihet në procesin e përkthimit me prani të autorit si dhe realizojë intervista e lexime publike në në qendrat ku përurohet kultura e leximit.

 

Bojan Krivokapić (1985) është shkrimtar dhe aktivist i njohur i lëvizjeve kulturore. Ai e filloi veprimtarinë e në Teatrin e Dhomës së Muzikës Ogledalo si dhe në Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Aktuale – Interzone. U diplomua në Universitetin e Novi Sadit, pranë Fakultetit Filozofik, Departamenti i Letërsisë Krahasuese.

 

Krijimtaria e tij letrare përmbledh këta tituj: “Trči Lilit, zapinju demoni” – tregime (Kikinda, Serbia, 2013); “Žoharov le” – poezi (Stolac, Bosnja dhe Hercegovina, 2014)

 

Bojan Krivokapić ka fituar disa prej çmimeve më të rëndësishme letrare në rajon, të tillë si: Çmimi i parë për prozë “Ulaznica” (Zrenjanin, 2011). Ai ka fituar Çmimin letrar “Đura Đukanov” për librin “Trči Lilit, zapinju demoni ” (Kikinda, Serbia, 2012), Çmimin “Mak Dizdar” për librin me poezi “Žoharov le” (Stolac, Bosnjë dhe Hercegovinë, 2013), Çmimin “Edo Budisha” për librin me tregime “Trči Lilit, zapinju demoni ” (Pazin, Kroaci, 2014). Krijimtaria e tij u përzgjodh për Çmimin letrar “Lapis Histriae” (Umag, 2012 dhe 2014).

 

Bojan Krivokapić bashkëpunon me Qendrën Rinore CK13 në Novi Sad. Ai është koordinator i këtij programi letrar dhe si lektor në programin e Shkrimit Krijues. Ai ka marrë pjesë në Festivalin letrar të Lubjanës “Mlade Rime”, në Festivalin e Aktivistit Poetik “Art Attack”, të Festivalit poetik në Istria, etj.

 

Ai është redaktor i përmbledhjes me poezi dhe tregime “Radovi u Kuçi” – poezi dhe tregime (Novi Sad, 2012); “Na ulici gaze bose ljude”, poezi dhe tregime; “PitchËise” – poezi dhe tregime (Sarajevë, 2012); Poučak o nizovima: čitanka”, përmbledhje me poezi, prozë të shkurtër dhe drama (Novi Sad, 2014). Ka botuar poezi dhe tregime në disa antologji dhe revista letrare në Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni. Libri i tij me tregime “Trči Lilit, zapinju demoni” është përkthyer në italisht nga Vanesa Begić nën titullin “Corri Lilit, i demoni inciampano” (Pazin, Kroaci, 2014).

Bojan Krivokapić vjen në Rezidencën e Tiranës pas përvojave në Rezidencat e shkrimtarëve në Sarajevë (2013) dhe Prishtinë (2014)

Autori jeton në Novi Sad.

1-30 korrik 2015, Tiranë{:}