Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

BOLERO, një libër nga Ardian Vehbiu do të prezantohet për publikun më 7 Maj në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.

BOLERO është realizim i një koncepti artistik me të cilin autori ka punuar prej kohësh, së paku që prej fundviteve 1990.

Edhe pse ngjarjet në këtë roman serial ndodhin në metronë e Neë York-ut, ky nuk është roman për metronë, as për New York-un vetë para dhe pas 11 shtatorit 2001, por për pritjen, si kushtëzim jetërsues të njeriut bashkëkohor në Perëndim, në kundërvënie me radhën aq tipike të shoqërive të Lindjes socialiste. Çfarë pret homo occidentalis që t’i mbërrijë? Në ç’trajta e përfytyron Messinë?

7 Maj @ 11:00

Tirana Open – Festivali i librit dhe arteve

Pallati i Kongresit, Salla e konferencave

{:}