Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=3718]

Ministria e Kulturës mori pjesë në Forumin Kulturor për Kulturën, që u zhvillua në Bruksel në datat 19-20 prill 2016. Ky forum është një ngjarje e rëndësishme për kulturën, që organizohet nga Komisioni Evropian dhe ka për qëllim ndërgjegjësimin e bashkëpunëtorëve të kulturës evropiane, si aktorët kryesorë në zhvillim të politikave dhe nismave kulturore në fokus të Axhendës Evropiane për Kulturën.

Forumi Evropian për Kulturën po zhvillohet në një moment sfidash për Bashkimin Evropian dhe pyetja kryesore është nëse kultura ka fuqinë të promovojë ndryshime për të ndërtuar një Evropë më të fortë dhe gjithëpërfshirëse. Prandaj Forumi Evropian për Kulturën reflekton pikërisht mbi kontributin e kulturës për disa nga prioritetet evropiane si: kohezioni social, dialogu ndërkulturor, inovacioni, rritja ekonomike dhe punësimi.

Mesazhe mjaft të qarta përcollën përfaqësuesit më të lartë të Komisionit dhe Parlamentit Evropian si:

•          Z. Tibor Navracsics, Komisioni i BE për Edukimin, Kulturën, Rinië dhe Sportin: Kultura stimulon inovacionin dhe kontribuon për ndërtimin e marrëdhënieve të politikës së jashtme evropiane.

 

•          Znj. Federika Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, nënvizoi rolin e kulturës në fuqizimin e politikës së jashtme evropiane dhe njoftoi se brenda muajit maj do të hartohet nga Komisioni Evropian një komunikatë mbi diplomacinë kulturore, mbështetur në dy drejtime: zhvillimi njerëzor dhe zhvillimi ekonomik dhe punësimi

Në forum morën pjesë përfaqësuesit më të lartë të Komisionit Evropian, të Parlamentit Evropian, institucionet publike dhe private që operojnë në sektorin kulturor dhe kreativ, etj.  Disa nga pyetjet që u diskutuan në panele të ndryshme  në Bruksel:

  • A mund të ndihmojë kultura për të tejkaluar fragmentizimin e shoqërisë?
  • A mund të ndihmojë kultura për  zhvillimin ekonomik?
  • A mund të promovohet nëpërmjet kulturës roli dhe pozicioni i Evropës në botë?

Në forum morën pjesë përfaqësuesit më të lartë të Komisionit Evropian, të Parlamentit Evropian, Institucionet publike dhe private që operojnë në sektorin kulturor dhe kreativ, etj.

Eventi prezantoi dy ditë të plota prezantimesh dhe debatesh, që përfshinë sesionet plenare  të fokusuara në objektivat prioritarë të Axhendës Evropiane për Kulturën (sociale, ekonomike dhe hapësirës së marredhënieve të jashtme), sikurse çështje të tjera specifike dhe teknike.

Pjesë e aktiviteve në Forum, ishin edhe sesionet permanente të strukturave të Evropës Krijuese, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria. Në vitin 2014 Ministria e Kulturës vendosi ta bëjë Shqipërinë pjesë të programit më të madh kulturor Evropa Krijuese, duke përmbushur të gjitha kriteret dhe duke paguar të gjitha detyrimet financiare për t’u anëtarësuar në të dy programet  Kulturë dhe Media.

Forumi Evropian për Kulturën shërben për shkëmbimin e eksperiencave të vendeve pjesëmarrëse,  të  informacioneve  të projekteve të ndryshme,  etj.{:}