Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Me ftesë të komisioneres Androulla Vassiliou, Komisionere e Arsimit, Kulturës, Shumëgjuhësisë dhe Rinisë në Komisionin Evropian, ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro është ftuar të marrë pjesënë ceremoninë e dhënies së Çmimit Evropian për Letërsinënë Bruksel. Ben Blushi është autori shqiptar që ka fituar me veprën “Otello, Arapi i Vlorës”.Ceremonia do të zhvillohet në Concert Noble, me prezencën e Komisionerit për Kulturën dhe Edukimin, si dhe anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe përfaqësuesve të presidencës italiane në Bashkimin Evropian.
Çmimi Evropian për Letërsinë(EUPL) është një çmim i përvitshëm, i hapur për të gjithë vendet pjesëmarrëse në programin Creative Europe, (Evropa Krijuese). Fituesit e vitit 2014 janë:  Ben Blushi (Shqipëri), Milen Ruskov (Bulgari), Jan Němec (Republika Çeke), Makis Tsitas (Greqi), Oddný Eir (Islandë), Janis Jonevs (Letoni), Armin Öhri (Lihtenshtejn), Pierre J. Mejlak (Maltë), Ognjen Spahić (Mali i Zi), Marente de Moor (Holandë), Uglješa Šajtinac (Serbi), Birgül Oğuz (Turqi)  dhe Evie Wyld (Mbretëria e Bashkuar e Britanisë).
18 nëntor, Bruksel

Për informacione në gjuhën angleze: 
europa.eu/rapid/press-release_IP-14-1107_en.htm
www.euprizeliterature.eu/
{:}