Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro inspektoi Parku Arkeologjik Kombëtar Bylis, i cili shumë shpejt do ti nënshtrohet projektit madhor të konservim-restaurimit. Bylis vazhdon të mbetet një atraksion turistik me një numër në rritje të vizitorëve. Për periudhën janar-korrik 2018 shënohet numri 3132 i vizitorëve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017 ku numri i vizitoreve shënonte 2636. Ministria e Kulturës sapo ka hartuar projektin madhor të këtij parku, i cili parashikon konservim dhe restaurim të monumenteve, përmirësim të infrastrukturës, vendosjen e sinjalistikës, etj. Bylisi është nje nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë, renditur për vlerat monumentale, krahas Apolonisë dhe Butrintit.{:}