Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Parku Arkeolgjik i Bylisit, i ngritur mbi një kodër që mbikëqyr me krenari luginën e Vjosës, është një nga qytetet më të ruajtura të Ilirisë dhe një pasuri e rrallë arkeologjike për të gjithë vendin. Me mure monumentale të shekullit IV p.e.s., një teatër impresionues, mozaikë të mrekullueshëm dhe pesë bazilika paleokristiane, Parku Arkeologjik i Bylisit është një muze i hapur nën qiellin mesdhetar.

Sot, falë Planit të Menaxhimit 2024–2029, në kuadër të IPA “BE për zhvillimin ekonomik – drejtuar nga turizmi, zhvillimi ekonomik vendor, me fokus mbi trashëgiminë kulturore” dhe zbatuar nga AICS, Parku Arkeologjik Bylis dhe qyteti antik Klos nuk do jenë thjesht vende për t’u vizituar – por do të kthehen në qendra zhvillimi, edukimi dhe bashkëpunimi për mbrotjen e qëndrueshme dhe restaurimin profesional, përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për vizitorët, mundësi të reja për komunitetin lokal në turizëm dhe artizanat, programe edukimi dhe përfshirje për brezat e rinj, si dhe bashkëpunim mes institucioneve shqiptare dhe partnereve ndërkombëtarë.

Një përpjekje e përbashkët e MEKI, AICS, Delegacionit të BE-së, Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Institutit të Arkeologjisë, për ta kthyer trashëgiminë në motor të zhvillimit të qëndrueshëm.